Izraeli u lejua të marrë pjesë në Eurovision 2026, nis bojkotimi nga disa shtete
Kancelari austriak Sebastian Kurz, humbi votëbesimin në parlament dhe tashëm vendo do të përballet me zgjedhje të parakohshme. Kurz është kancelari i parë në historinë e Austrisë së pasluftës që humb votëbesimin.
Mocioni i mosbesimit u mbështet nga ligjvënësit e Social-Demokratëve dhe të partisë së ekstremit të djathtë Liria, e cila ka qenë në koalicion me Kurzin, ndërkohë që ky i fundit e ka ndërprerë aleancën me të javën e kaluar.
Presidenti i Austrisë, Alexander van der Bellen, pritet që të emërojë një tjetër kancelarë deri në zgjedhjet e ardhshme, që pritet të zhvillohen në shtator.
Kriza politike në Austri nisi dhjetë ditë më parë, si pasojë e shfaqjes së një videoje, që supozohej se tregonte zëvendëskancelarin Heinz-Christian Strache duke i ofruar kontrata një përfitueseje potenciale ruse, në këmbim të donacioneve politike. Strache, nga Partia Liria, dha dorëheqje nga qeveria më 18 maj.
Në video, ai shihet i ulur në një divan me një femër që pretendohet se është një ruse e pasur, që dëshiron të investojë në Austri.
Gruaja në video kërkon të blejë 50% të aksioneve në gazetën austriake Kronen Zeitung, ku premton se do të ndryshojë qëndrimin e saj editorial, në mbështetje të Partisë Liria. Në këmbim, Strache thotë se mund t’i ofrojë asaj kontrata publike.
Top Channel