Ju nuk do ta gjeni familjen Rothschild në Forbes sepse trashëgimia e saj i përket shumë trashëgimtarëve. Shuma e saktë që ata zotërojnë është e panjohur, por thuhet se është diku mes $ 350 miliard dhe $ 1 trilion.

Anëtarët e familjes moderne jetojnë në vende të ndryshme dhe disa prej tyre nuk kanë asgjë të përbashkët me biznesin familjar.

Gjenerata e parë e Rothsçajlldëve jetonte në një shtëpi, e cila kishte një pllakë gjigande me një shqiponjë të artë dhe një mburojë të kuqe në kopsht. Në gjermanisht, “mburoja e kuqe” (Red shield) tingëllon si “Rothschild”.

Në shekullin e 18-të, Amschel Mayer Rothschild arriti të ngrinte një bankë në një qytet gjerman dhe ia kaloi 5 djemve të tij. Të rinjtë ishin me të vërtetë të zgjuar dhe hapën edhe 5 banka të tjera, të cilat ishin të vendosura në pjesë të ndryshme të Evropës. Bankat bashkëpunuan shumë mirë dhe vëllezërit kurrë nuk kishin ndonjë konflikt.

FOTO GALERI
6/7
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, filloi karrierën e tij në një nga kompanitë e Rothsçajlldëve. Në Kembrixh, ka diçka që quhet Arkivi Rothschild. Emma Rothschild mban historinë e familjes. Ajo është personi më i ri ndonjëherë në Universitetin e Oksfordit. Kur ajo u bë studente, ishte vetëm 15 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA