Arkeologët në Romë kanë gjetur një kokë të madhe mermeri të Dionisit, i njohur gjithashtu si Bacchus, perëndia e lashtë romake e verës, vallëzimit dhe pjellorisë.

Zbulimi u bë gjatë gërmimeve në zemër të qytetit. Koka i përket një statuje të madhe të kësaj Perëndie, që daton nga epoka perandorake.

Arkeologët po gërmonin pranë një muri mesjetar, kur gjetën kokën e mermerit, për të cilën ata besojnë se përfaqëson Dionisin, që romakët e njihnin si Bacchus.

“Fytyra është e rafinuar dhe e hirshme, e re dhe femërore. Të gjitha këto na bëjnë të mendojmë se  mund të jetë një përshkrim i Dionisit”.Koka e mermerit do të pastrohet dhe do të vendoset  në muze për tu parë nga turistët.

Koka daton midis shekullit të parë para Krishtit dhe shekullit të 2 pas Krishtit, sipas Claudio Parisi Presicce, drejtor i muzeve arkeologjike të Romës.

“Sytë e zbrazët, të cilët me siguri ishin të mbushura me qelq ose me gurë të çmuar, datojnë në shekujt e parë të Perandorisë Romake”, tha ai.

“Sipërfaqja nuk është plotësisht e dukshme, sepse ende nuk i kemi dhënë një pastrim tërësor. Ne mendojmë se ende mund të ketë gjurmë të ngjyrës origjinale të ruajtur në brezin rreth flokëve “.

Dionisi ishte djali i Zeusit dhe Semelës, bijës së vdekshme të mbretit të Tebës. Ai njihej si zot i verës, kultivimit të verës dhe kultivimit të rrushit, si dhe të fertilitetit, teatrit dhe ekstazës fetare. U adhurua nga grekët e lashtë si një nga 12 Olimpistët para se të përfshihej në panteonet romake të perëndive si Bacchus.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA