Një alpinist irlandez, i cili gjeti vdekjen në malin Everest, i dërgoi një tekst të fundit e gruas së tij shtatzënë nga, duke i thënë asaj se për pak po mbërrinte në majë dhe se do të kthehej në shtëpi.

Vetëm disa orë pas dërgimit të tekstit, Seamus Lawless, 39 vjeç, ra nga lartësia, duke gjetur vdekjen.

Ky është alpinisti i 11 që ka gjetur vdekjen deri më tani dhe rreziku është ende i madh sepse disa prej tyre ishte bllokuar në “trafik”, për shkakto motit të keq. Për pasojë ata duhet të prisnin në radhë me orë të gjata për të mbërritur në majën më të lartë të Everestit, ndërkohë që përballeshin me lodhjen dhe mbarimin e oksigjenit.

Dje një regjisor kanadez postoi një foto të  frikshme, ku alpinistët në Everest shkelnin mbi një trup të vdekur ndërsa ishin rreshtuar drejt majës më të lart të malit..

Imazhi tregon një linjë të gjatë të aventurierëve që kalojnë mbi një litar të lidhur me një kufomë të ngrirë, e cila varet mbi malin pothuajse 9,000 metra mbi nivelin e detit.

Top Channel