Top Talk/Zheji intrigon: Po bëhen negociata të fshehta për zgjidhje politike

27/05/2019 15:49

Opinionisti Artur Zheji, i ftuar sot në Top Talk aludon se Partia Demokratike dhe ajo Socialiste po zhvillojnë negociata mes tyre për zgjidhjen e krizës. Madje, ai shton se opozita ka shtyrë edhe protestën për këtë çështje.

“Forcat politike po presin negociatat dhe shtyrja e protestës, me 2 qershor, është një dëshmi e fortë e negociatës që po zhvillohet midis Partisë Demokratike, e fondit opozitar dhe të Partisë Socialiste. Disa takime, ku zonja Kryemadhi ka bërë me Bashën, thotë që janë update-me  minutë pas minute midis palëve, të një negociate të ethshme që po zhvillohet nëpërmjet palëve për të arritur në një zgjidhje të pëlqyeshme nga të gjitha palët  dhe të pranueshme prej tyre. Sigurisht që mund të them se është opozita ajo që është bërë palë për zgjidhjen e krizës nga mazhoranca. Kemi të bëjmë me një zbythje reale të Ramës”, përfundoi zoti Zheji.

Top Channel