25/11 10:15
Femrat e Perëndimit gjithmonë janë shquar për kujdesin ndaj vetes, por pavarësisht kësaj standardet e bukurisë nuk është se kanë kufi që përcaktojnë ku nis dhe ku përfundon e bukura.
Por një zonë të Angolës është e njohur për bukurinë e femrave të tyre. Bëhet fjalë për femrat e Mwila, të njohura për veshjet shumëngjyrëshe, stoli dhe modelin e flokëve.
Kur ato rriten, i bëjnë flokët me stilin ‘dreadlocks’, duke përdorur përbërje të shumta, si vaj, gjalpë, bajga lopësh, bimë, e të tjerë për të realizuar ‘dreadlocks’. Pasi përfundojnë këtë proces, ato i zbukurojnë me rruaza me ngjyra të forta dhe stoli të tjera.
Top Channel