Programi “ Dua të të bëj të lumtur” ka mbajtur të “gozhduar” shqiptarët për 21 javë.

Sezoni i tretë erdhi çdo të shtunë, me 4 histori të reja njerëzore. Në këtë program pati raste kur u kurorëzua një dashuri, u formua një familje, pati raste kur u ngrit edhe një shtëpi. Për këtë arsye mbrëmjen e fundit të sezonit të tretë, stafi qe e realizoi, tregoi se si ka ndikuar ky program, në jetën e tyre.
Lumturia, ishte misioni i programit dhe sipas moderatores Arbana Osmani, kjo ndjesi u arrit edhe në këtë sezon.

“Në fund të programit ti kur bën një rezyme të asaj çka ndodhur dhe asaj që ke sjellë mendon se po misioni u krye! Kemi bërë shumë njerëz të lumtur. Kemi bërë njerëz të lumtur brenda programit, por shikon që ke bërë njerëz të lumtur dhe jashtë programit duke transmetuar çdo të shtunë një program që e kanë pëlqyer, e kanë dashur, që i ka emocionuar, e kanë përlotur publikun dhe kjo është arritja më e madhe”, tha moderatorja Arbana Osmani.

Njerëzit besuan ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tyre, por për t’i sjellë ato në ekranin më të madh në Shqipëri, siç është Top Channel, stafit të programit “Dua të të bëj të lumtur” i duhen orë të gjata pune, për këtë arsye moderatorja e emisionit edhe kësaj herë i ka falenderuar dhe surprizuar ata.

Surprizat e mbrëmjes së fundit nuk përfunduan këtu. Kësaj herë gjyshërit e Arbana Osmanit ishin në studion e programit që ajo drejton, për ta surprizuar atë.

Top Channel