Jemi në prag protestën e 6-të kombëtare të opozitës e cila ka vetëm një synim dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe zgjedhjet e parakohshme.

Nën/Kryetari i PD-së Edmond Spaho ishte sot i ftuar në Top Talk për të folur jo vetëm për protestën por edhe për veprimin politik të opozitës ndërsa dhe pak ditë nis zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 30 qershorit nëse Presidenti nuk e shtyn datën e këtyre zgjedhjeve e ku opozita jo vetëm që thotë se nuk do marrë pjesë, por edhe nuk do të lejojë që ato të zhvillohen.

Zoti Spaho tha se opozita nuk është kundër dialogut por kundër negocimi me Edi Ramën si kryeministër. Madje, Nën/Kryetari i PD-së tha se opozita ka pranuar edhe negocimin ndërkombëtar për dialog.

“Nuk kemi thënë që jemi kundër dialogut, përkundrazi kemi paraqitur një platformë me 10 pika, që mund të shërbejë si bazë për dialog. Kemi  pranuar edhe negocimin ndërkombëtar për dialog, sikurse e dini që dy deputetë të Parlamentit gjerman, njëri prej të cilëve mjaft i rëndësishëm; është praktikisht kryetar i grupit CDU/CSU-së, kanë ofruar ndërmjetësim. Ajo që nuk pranojmë është që të negociojmë me Edi Ramën si Kryeministër dhe nuk pranojmë që ai të jetë Kryeministri i një qeverie provizore, e cila duhet të ketë detyrën për të krijuar kushtet për të bërë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk është kapriço e jona, nuk është kokëfortësi.

Nuk heqim dorë nga ky kusht sepse në vitin 2017 ia kemi dhënë një herë kënaqësinë e Edi Ramës që të dialogonte me ne dhe të ishte kryetari i qeverisë, që zhvilloi zgjedhjet e 2017 dhe ndërsa premtoi se do të ishin zgjedhje të lira dhe të ndershme, në fakt i manipuloi, sikurse rezulton në dy dosjet dhe përgjimet e bëra nga organizatat e huaja partnere, jo nga ne. Kështu që ai e ka thyer marrëdhënien”, tha Nën/Kryetari i PD-së .

Top Channel