Një hap prapa i paparashikuar nga FIFA, sa i përket Botërorit të vitit 2022, atij që do të zhvillohet në Katar.

Projekti i Gianni Infantinos, i trumpetuar me aq shumë bujë, për zgjerimin e turneut me 48 kombëtare pjesëmarrëse është sfumuar zyrtarisht.

“Pas një procesi të gjatë konsultimesh gjithëpërfshirëse, me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara, kemi arritur në konkluzionin se, në rrethanat aktuale një propozim i tillë nuk mund të realizohet tani”, lexohet në komunikatën e publikuar në faqen zyrtare të qeverisë së futbollit botëror.

Me këtë njoftim, Botërori i Katarit do të jetë si të gjithë të tjerët në vitet e fundit, me 32 skuadra.

“FIFA dhe Katari kanë eksploruar të gjitha mundësitë për të rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse nga 32 në 48 kombëtare sa i përket Kupës së Botës ‘Katar 2022’. Por, për shkak të fazës së avancuar përgatitore dhe nevojës për një vlerësim më të detajuar të impaktit potencial mbi vendin organizator, nevojitet më shumë kohë. Një vendim i tillë nuk mund të merret përpara afatit përfundimtar që është qershori”, shpjegohet më tej.

Kupa e Botës e organizuar nga FIFA në Katar pas 3 vitesh do të vijojë të jetë me 32 skuadra, ndërkohë që as në Kongresin e ardhshëm të qeverisë botërore të futbollit, më 5 qershor, nuk do të ketë një propozim për ndryshimin e formatit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA