“Juventusi dhe Guardiola kanë arritur marrëveshjen për katër vitet e ardhshme”. Një lajm që vjen si “bombë atomike” në fillim të kësaj merkatoje vere nga agjencia “AGI” paraditen e kësaj të enjteje dhe që bën të ëndërrojnë tifozët e Juventusit për të parë Cristiano Ronaldon dhe Pep Guardiolën të punojnë së bashku.

Një pagë prej 24 milionë eurosh në sezon për trajnerin spanjoll, ndërsa zyrtarizimi pritet të ndodhë më 4 qershor, ndërsa prezantimi më 14 qershor.

Nga Torino në Manchester, në fakt kanë nxituar për ta përgënjeshtruar lajmin se palën janë takuar në Milano. Në fakt, Guardiola ndodhet në Abu Dhabi, ndërsa në Milano nuk është ndalur qoftë për disa orë.

Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që në vendin aziatik të takohet me pronarët e Manchester City-t për të diskutuar zgjatjen e bashkëpunimit, ose për një lamtumirë të mundshme dy vite para mbylljes së kontratës aktuale. Jemi ende në fazën e supozimeve, por është e vërtetë që edhe “bookmakers”-at favorizojnë transferimin e Guardiolës në Serinë A në të njëjtat kuota me Sarrin, më pas ndjekin, Mourinho, Pochettino, Inzaghi edhe Conte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA