Në studion e Top Talk këtë të martë ka qenë i ftuar Salvador Kaçaj, i cili vetëm një ditë më parë deklaroi dorëheqjen si kandidat i Bindjes Demokratike për Bashkinë Lezhë.

Përballë gazetarit Denis Dyrnjaja, Kaçaj thekson se zgjedhje më 30 qershor nuk do të ketë, e se do të shtyhen me disa muaj, konkluzion që, siç thotë ai, e ka arritur pas konsultave në terren.

“Më 30 qershor në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë nuk do të ketë zgjedhje. Mendoj kështu pas konsultimeve me njerëz në terren, të majtë e të djathtë. Besoj se do të ketë një shtyrje disa mujore, për përgatitjen e të gjitha procedurave ligjore për ribërjen e zgjedhjeve”

Po pse të mos ketë zgjedhje më 30 qershor?!

“Nuk mund të shkosh ë votosh për vetëm një parti. PD, para disa vitesh, i ka shtyrë disa herë zgjedhjet për një certifikatë. Edhe këtu është një kërkesë e opozitës, e cila mendoj se është e drejtë. Mosbesimi që është krijuar nga votuesit opozitarë është i lartë”, u shpreh Salvador Kaçaj.

Top Channel