Zjarret në Spanjë, kryeministri Sánchez: Po shohim dritë në fund të tunelit 28/07 13:33
Para një audience me gazetarë të huaj, Papa Francesku bëri thirrje për t’i dhënë fund përhapjes së lajmeve të rreme.
Kreu i Selisë së Shenjtë u kërkoi të pranishmëve të shmangin dezinformimin dhe theksoi rëndësinë e përulësisë në gazetari.
“Në një kohë kur shumë përhapin lajme të rreme, përulësia të ndalon të shesësh ushqimin e prishur të keqinformimit dhe të fton drejt rrugës së mirë të së vërtetës’, ishin fjalët e Papës.
Ai u kërkoi gjithashtu gazetarëve të jenë në anën e viktimave te konfliktit dhe të flasin për brengat e komuniteteve Rohingia dhe Jazidi.
Top Channel