Edhe pse skafët me motorë mund të shihen ngado në Venecia, këto kohë, një grup femrash kanë marrë përsipër t’i mësojnë turistëve nga e gjithë bota, si të drejtojnë në këmbë, në stil venecian, të famshmet gondola në përpjekje për të ruajtur artin e lashtë.

E gjithë kjo është pjesë e traditës dhe këto gra po përpiqen ta mbajnë traditën gjallë duke i mësuar turistëve dhe duke i lënë ata ta përjetojnë vetë eksperiencën. Dhe kjo është ajo që po tërheq më shumë interes.

Veç të tjerash, në këtë mënyrë mund ta shohësh venecian nga një tjetër këndvështrim, larg rrugëve dhe restoranteve.

Nëse ne nuk e trashëgojmë këtë traditë, atëherë ajo do të humbasë brenda një gjenerate – thonë vetë venecianet.

Top Channel