Mbreti Charles dhe Camilla vizitë zyrtare në SHBA, fjalim në kongres mes tensioneve me Uashingtonin Muzeu Historik gjerman ka njoftuar se do të kthejë një monument të shekullit të XV në Namibi, pasi ai u mor gjatë epokës koloniale. Kryqi i gurit është një monument portugez lundrimi, që ishte vendosur në bregun jugperëndimor të Afrikës në vitin 1486.
Por, kur zona ishte nën kontrollin kolonial gjerman në vitet 1890, kryqi u mor dhe u dërgua në Europë. Namibia kërkoi rikthimin e tij në vitin 2017, e të premten Muzeu i Berlinit pranoi kërkesën.
Gjermania ka premtuar se do t’i rikthejë artefaktet dhe sendet e tjera që i përkasin ish-kolonive të saj. Në një ceremoni, ministrja gjermane e Kulturës, Monika Grutters tha se ky ishte një sinjal i qartë që “ne jemi të angazhuar të bëjmë llogaritë me të kaluarën koloniale të vendit”.
Edhe ambasadori namibian në Gjermani e quajti këtë një hap të rëndësishëm për pajtim me të shkuarën koloniale dhe padrejtësitë e saj.
Sipas muzeut, kryqi do të kthehet në Namibi në gusht. Kryqi 3.5 metra i lartë prej guri u vendos nga ekploruesi portugez Diogo Cao në bregun jugperëndimor të Afrikës, gjatë një prej ekspeditave të tij. Ai u bë aq i njohur, sa që u shfaq edhe në hartat e vjetra të zonës.
Por, një komandant anijeje gjermane e mori kryqin në vitin 1893, gjatë kontrollit të vendit nga ana e Gjermanisë.
Top Channel