Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Presidenti Donald Trump tha se shpreson që Shtetet e Bashkuara të mos hyjnë në luftë me Iranin, mes tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme ndërsa një diplomat iranian nuk i kushtoi shumë rëndësi një mundësie të tillë.
“Shpresoj që jo”, tha Presidenti Trump i pyetur lidhur me mundësinë e një konflikti me Teheranin, ndërsa ai filloi bisedimet me presidentin zvicerian Ueli Maurer të enjten. Shtetet e Bashkuara dhe Irani nuk kanë lidhje diplomatike, por Zvicra përfaqëson Shtetet e Bashkuara në atë vend të Lindjes së Mesme.
Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders përsëriti para gazetarëve më herët sot se zoti Trump do një “ndryshim qëndrimi” nga ana e Iranit dhe do të kundërshtonte çdo veprim agresiv nga Republika Islamike.
Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Majid Takht-e-Ravanchi, e minimizoi këtë mundësi, duke thënë në një intervistë të enjten se vendi I tij nuk ka interes të shkallëzojë tensionet rajonale.
Top Channel