Pasi dështoi të sigurojë prapavijën me një portier veteran si Gianluigi Buffon, tani skuadra kampione e Francës kërkon t’i besojë një tjetër italiani, më të ri në moshë dhe me aftësi të konfirmuara.

PSG ka rinisur kontakte me mbrojtësin ekstrem të Milanit, Gianluigi Donnarumma, madje po e bën këtë përmes një oferte të parefuzueshme, dhe me bashkëpunimin e prokuratorit të lojtarit.

Skuadra kuqezi e cilëson Donnarummën një prej elementëve ku do të bazohet e ardhmja, por presioni i UEFA-s për fair Play Financiar dhe nevoja për të riinvestuar këto para në të rinj premtues, po shtyn drejtuesit të mendojnë shitjen. të paktën 55 milionë Euro ofrojnë nga skuadra transalpine për Donarumën që pak kohë më parë u kthye në protagonist për përplasjet me tifozët.

Por me shitjen e portierit, do të finalizohej një plusvalencë e madhe dhe Milan do të hiqte qafe, peshën më të rëndë në borderonë e skuadrës.

Një peshë të madhe do të ketë gjithashtu kualifikimi apo jo në Ligën e Kampioneve. Nëse rikthehet mes më të mëdhenjve të Europës, Milan do të bëjë të tjera vlerësime, dhe në arkën e klubit, sigurisht do të mungojnë milionat e bonuseve të UEFA-s.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA