Ajo është supermodelja më e famshme nga Izraeli, e pavarësisht se sot është 33 vjeç, sërish ka mjaftueshëm për të ofruar nga hiret e saj.

Po flasim për Bar Refaelin, e cila këtë të premte u ngjit në skenë për të performuar bashkë me fituesen e edicionit të kaluar të Festivalit europian të Këngës, “Eurovision”, në atë që është vetëm nata e provave përpara finales së madhe të së shtunës.

E veshur me një minifustan të argjendtë, ylli izraelit ofroi shumë për shikuesit e pranishëm gjatë provave, madje edhe më shumë nga ç’mund të kishin imagjinuar ata.

Ish-e dashura e aktorit të “Hollywood”-it, Leonardo DiCaprio, u ngjit në krevatin e vendosur mbi skenë, u shtri dhe teksa përpiqej të zbriste prej tij më pas, nuk arriti të mbulonte gjithçka që duhej, edhe pse nuk ka asgjë për t’u turpëruar pas një ekspozimi të tepruar nga pakujdesia.

Në skenë u ngjitën 25 finalistët, mes të cilëve edhe Jonida Maliqi që përfaqëson Shqipërinë me këngën “Ktheju tokës”, pas suksesit që arriti një natë më parë në gjysmëfinalen e dytë të këtij festivali.

Të shtunën në mbrëmje, Bar Refaeli do të bashkëprezantojë natën finale të “Eurovision”-it.

FOTO GALERI
4/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA