Policia italiane po bëhet gati për të mbrojtur stikat jeshile të Brontes.

Stikat që rriten në faqen e vullkanit Etna, në Itali, janë më të shtrenjtat në botë. Ato përbëjnë më pak se 1% të prodhimit botëror, por 1 kg stika të paqëruara kushton pothuajse sa dyfishi i stikave që ofrojnë SHBA dhe Irani, dy prodhuesit më të mëdhenj në planet.

Stikat e gjelbra të Brontes janë më të shijshme dhe më jetëgjata, por 3000 hektarët pranë Etnas bëhen shpesh shënjestër e grabitësve. Ata futen në fermë gjatë natës dhe përpiqen të ikin me sa më shumë kilogramë që të munden.

Për këtë arsye, policia italiane është e angazhuar në maksimum. Patrullimi bëhet edhe me helikopterë, dhe rojat ndërrohen me turne.

FOTO GALERI
4/7
Prodhuesit eksportojnë në gjithë botën, por dhe në tregun italian stikat kanë përdorim shumë të gjerë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA