Pasi ke gjetur një verë të mirë, hapi i radhës është të gjendet gota perfekte për të nxjerrë më shumë në pah aromat e saj.

Në “Vinexpo”, një prej panaireve më të mëdhaja të botës për verën, një “workshop” iu ofron vizitorëve mundësinë për të zbuluar rëndësinë e formës së një gote në shijimin e verës.

“Për mua është surprizë dallimi që unë perceptova në gojë me gota të ndryshme. Ato kishin vëllime të ndryshme dhe intensitet të ndryshëm. Ishte shumë interesant perceptimi”, tha Hayarpi Shahinyan.

Në restorante e bare janë kamarierët apo banakierët që shpesh sugjerojnë verën për klientët, por e bëjnë këtë bazuar te cilësia e saj. Tani, ata duhet të bëjnë më shumë kujdes për kombinimin verë-gotë, sesa për atë ushqim-verë.

“Një gotë e mirë nuk mund ta kthejë një verë të keqe në një verë të jashtëzakonshme, por një gotë e mirë mund të të japë më shumë shije dhe eksperiencë”, tha Maximilien Riedel.

  Panairi i verës, 1600 kompani prodhuese ekspozojnë pijet e tyre në Francë   

Prodhuesi i gotave të verës “Riedel”, lider botëror në sektor, ofron jo pak por plot 700 modele të ndryshme gotash, me të cilat vera e çfarëdolloji merr një tjetër shije.

Top Channel