Thatësira rekord zbulon anijet naziste të Luftës së Dytë Botërore në Danub, dalin në sipërfaqe edhe municione të pashpërthyera Një taksi fluturuese për të mposhtur trafikun. Distancën nga “JFK” në Manhattan e përshkon për 6 minuta, e çmimi do të jetë 70 dollarë apo 80 dollarë.
Ideja e jashtëzakonshme e një makine fluturuese elektrike i përket “Litium”-it, një “start-up”-i gjerman me bazë në Mynih.
Makina që synon të revolucionarizojë udhëtimin urban, duke e çuar në një nivel tjetër, duhet të hyjë në shërbim në vitin 2025 e mund të mbajë deri në 5 persona. Ajo do të ketë motor elektrik, do të jetë e aftë të udhëtojë me një shpejtësi që mbërrin deri në 300 km në orë, e praktikisht premton ta lehtësojë ndjeshëm lëvizjen nëpër qytete e rajone me trafik të ngjeshur.
https://www.facebook.com/verge/videos/1417286841640988/
Me 5 vendet e saj, përfshirë atë të pilotit, prej taksisë fluturuese që ofron një alternativë serioze ndaj udhëtimit rrugor mund të përfitojnë edhe familje të vogla, e me një kosto më se të përballueshme.
Prototipi e ka kryer një fluturim prove në Gjermani këtë muaj, e duket mjaft premtues. Sipas drejtuesit të projektit, Stephan Baur, këto taksi të ajrit do të ngjasojnë deri diku me helikopterët.
Top Channel