Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Muzikantë nga Norvegjia kanë mbajtur koncertin më verior të botës, duke luajtur në instrumente të krijuara nga akulli i oqeanit Arktik.
Kuarteti performoi në Arktik në temperaturat -12 gradë Celsius, për të rritur ndërgjegjësimin për ndryshimet e klimës. Ndërsa kjo temperaturë të fut drithërimat, muajin e kaluar temperatura mesatare në Arktik ishte 8 gradë Celsius, më e lartë sesa normalja sipas “Greenpeace”.
“Akulli duhet trajtuar me respekt, përndryshe thyhet. Ne duhet të bëjmë të njëjtën gjë me natyrën”, tha Terje Isungset, një nga muzikantët e performancës treminutëshe të një pjese të kompozuar enkas për rastin.
Top Channel