Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Pesë banka janë gjobitur nga Komisioni Europian me një shumë totale prej 1 miliardë eurosh për krijimin e karteleve të paligjshme me qëllim manipulimin e kursit të këmbimit.
Katër banka në të ashtuquajturin karteli “Banana Split” – Barclays, RBS, Citigroup dhe JP Morgan – duhet të paguajnë gjithsej 811 milionë euro.
Tre banka të kartelit “Essex Express”- dy nga të cilat ishin dhe pjesë e grupimit të mëparshëm- Barclays, RBS dhe MUFG – kanë marrë 258 milionë euro gjobë.
Bankës së gjashtë, UBS, iu kursyen ndëshkimet financiare sepse tregoi ekzistencën e karteleve.
Sipas Komisionit Europian, manipulimi i tregut ka ndodhur në periudhën e viteve 2007- 2013. Komisionerja Europiane e Konkurrencës, Margrethe Vestager deklaroi se sjellja e këtyre bankave kishte minuar “integritetin e sektorit në kurriz të ekonomisë dhe konsumatorëve europiane”.
Gjoba të ngjashme për manipulimin e tregjeve valutore janë vendosur në 2014-tën nga rregullatorët në Britaninë e Madhe, SHBA dhe Zvicër.
Top Channel