Klubi i Serie A, i cili po lufton për të siguruar mbijetesën në elitën e futbollit italian teksa aktualisht ka një pikë më shumë se Empoli i vendit të 18-të, me një komunikatë në faqen zyrtare ka bërë me dije se presidenti Enrico Preziosi ka nxjerrë në shitje klubin e tij.

Genoa, është një klub historik në Itali i themeluar 125 vite më parë dhe që ka fituar 9 titujt kampion dhe 1 Kupë Italie.

Nuk dihet se cilët do të jenë blerësit e ri të Genoas megjithatë e sigurt është që klubi nga Liguria shumë shpejtë do të ndërrojë pronar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA