Sërfisti nga Hawaii, Nathan Florence është fituesi i garës së kapërcimit të dallgëve gjigante të zhvilluar në brigjet spektakolare të Shipstern Bluff në Tazmani për këtë vit.

Ishte një eveniment me ftesa ku morën pjesë 20 sërfistë mes të cilëve edhe legjenda australiane e këtij sporti Mick Fannon dhe kampioni i 2016 Russell Bierke.

Gjatë këtij evenimenti një dallgë brenda dallgës u krijua duke krijuar disa pengesa për dalje. Shipstern Bluff që konsiderohet si një prej zonave më të vështira për të praktikuar sportin e sërfit, priti për herë të parë evenimente të kësaj disipline

Në fund të garimit, sërfisti nga Hawaii, Florence arriti të grumbullojë 15.16 pikë duke zënë vendin e parë, i ndjekur nga Laurie Towner i Australisë me 14.1 pikë, ndërsa në të tretin u rendit Allport edhe ky nga Australia.

Top Channel