Analiza e BBC/ Kush e udhëheq Iranin? Ja cilat janë figurat e larta që marrin vendimet gjatë kohës së luftës
“State of the Union”, një shfaqje televizive, hapet në një bar, ku Tom (Chris O’Dowd) dhe Louise (Rosamund Pike) nxjerrin një axhendë për terapinë e tyre martesore që bazohet mbi pijen dhe devijimet me të tjerë. Të dy përballen dhe shmangin gjendjen e martesës së tyre, para se skena të kalojë në derën e terapistit.
Kur flasim për skena, bëhet fjalë për një episod. Çdo pjesë e “State of the Union”, është i zhvilluar dhe i shkruar nga Nick Hornby për Sundance TV, dhe që zgjat vetëm 10 minuta – më pak se gjysma e gjatësisë së sitcomit standard dhe pak më shumë se një e dhjeta e episodit më të fundit të “Game of Thrones”. Shfaqja, me dy karakteret e saj kryesore kap pikun e kohës televizive në formë të shkurtër, i projektuar veçanërisht për të kaluar kohën e shkurtër në mes të ndalimeve të metrosë.
Megjithatë përmbajtja e shkurtër nuk është diçka e re, por “State of the Union” përfaqëson një prirje në rritje të formës së shkurtër “të lehtë”.
Edhe Netflix kohët e fundit debutoi dy seri me episode prej rreth 15 minutash.
Me fjalë të tjera, forma e shkurtër ka prestigj. Tani forma e shkurtër e përmbajtjes po merr shumë sponsor – mbështetja e studiove të mëdha, buxhetet e shërbimit streaming dhe talentet më të mira.
Dhe ndërsa lista e përmbajtjeve origjinale vazhdon të zgjerohet, TV me formë të shkruar e të shkurtuar mund të bëhet beteja më e diskutueshme për kompanitë e teknologjisë.
Shfaqjet si “State of the Union” tashmë kanë demonstruar se forma e shkurtër e shkruar mund të hapë formate dhe zëra të rinj në Televizion.
Për Sundance TV, e cila ka si shërbimin kabllor dhe atë streaming, cilësia e produktit të shkurtër justifikon rrezikun e gjetjes së shikuesve.
Sundance TV transmetoi çdo episod të ri të Shtetit të Unionit në mënyrë lineare, në orën 10:00 çdo natë, dhe i bëri ato të disponueshme për ritransmetim në orën 17:00.
Top Channel