Meghan Markle nuk ka veçse pak ditë që së bashku me të shoqin, princin Harry po shijojnë prindërimin dhe ditën e nënës, e kremtoi me një homazh për të gjitha nënat, ato që kanë qenë, që janë dhe që të do të bëhen të tilla, por edhe nënat të cilat nuk janë më, por do të kujtohen përgjithmonë.

Mesazhin, çifti e përcolli bashkë me një foto të pjesshme të vogëlushit të tyre, Archie, të cilit i dukeshin aty vetëm këmbët. “Ne nderojmë dhe kremtojmë secilën prej jush”, thuhej aty.

Por fotoja, dukej se barte dhe një mesazh të fshehtë për Lady Dianën: lulet që shihen në sfondin e fotos së Archiet, ishin të preferuarat e saj.

Meghani e solli djalin në jetë mëngjesin e së hënës së kaluar, duke i sjellë kështu një gëzim të madh babait të tij, të afërmve të tjerë, por edhe adhuruesve në mbarë globin.

Britania e Madhe e feston ditën e nënës në 22 mars, por vende të tjera përfshirë SHBA, Kanadanë, apo Australinë, e festojnë të djelën e dytë të majit.

Top Channel