Grida Duma, raport special me djalin: Kam frikë se një ditë do të jem shumë më vetëm pa të

12/05/2019 17:26

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ishte e ftuar në “E Diell” në rubrikën “Këndi i së vërtetës” përballë Edi Manushit për të folur për përkthimin e librit “Princesha duke dalë nga errësira” nga autorja Jean Sasson.

Ajo u shpreh se ndihej e privilegjuar që ishte përzgjedhur nga vetë autorja për ta përkthyer këtë libër. “Princesha” i referohej historive të forta të keqtrajtimit të femrave në Arabinë Saudite.

Ndër të tjera, Grida, e pyetur për raportin që ka me paratë dhe jetën e luksit u shpreh:

“Nuk bëj jetë luksi, të paktën im bir nuk e njeh çfarë do të thotë jetë luksi. Ai ka marrë gjithmonë dhe ka gëzuar teknologjinë që lë unë, nuk ka marrë njëherë një telefon të ri”, ka thënë ajo.

Teksa djali i saj çdo ditë hedh shtat dhe ka hyrë në fazën e adoleshencës, Duma tregon se atij ka filluar t’i pëlqejë palestra dhe se nuk rri tërë kohës me iPad në dorë. Si çdo nënë, edhe Grida ka filluar ta përjetojë emocionalisht rritjen e tij.

“Më janë shtuar frikërat që po afrohen vitet që unë do të jem shumë më vetëm pa të”, ka rrëfyer me sinqeritet ajo.

Grida ka shtuar se nuk mund të jetë shoqe me të birin dhe kjo e ka një arsye të fortë: “Nuk mund të jem shoqja e djalit tim sepse njeriu duhet të dijë distancën, ekuilibrin dhe rolet. Po e humbëm këtë, do të thotë se nuk mund ta guidoj. Unë shpresoj që të kem edhe ca vite që ta guidoj”, ka thënë ish-deputetja.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA