Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh të Spanjës në Formulën 1, duke marrë dhe suksesin e tretë sezonal në kampionatin spektakolar të garave me makina, të cilin e kryeson me 7 pikë më shumë sesa ndjekësit pas kësaj fundjave.

Britaniku u imponua me meritë ndaj shokut të tij te Mercedesi, Valtteri Bottas, në një ndalesë të Botërorit që rikonfirmoi dominimin e skuadrës gjermane.

Hamilton “mori hak” për disfatën në garën e Bakusë në Azerbajxhan, e këtë e bëri në mënyrën e tij karakteristike me një fillim elektrizues dhe një ritëm të pakapshëm për askënd në pistë.

Gara e Barcelonës, në çdo rast ishte një konfirmim për Mercedesin se titulli i konstruktorëve do të ketë vetëm një padron, ndërsa për atë të pilotëve, gjermanët do ta vendosin brenda mureve të shtëpisë.

Ferrari, që në kthesat e Montmelosë ishte shumë larg dhe e çarmatosur totalisht, i lejoi Mercedesit “dopietën” e pestë në po kaq gara.

Klasifikimi i skuadrës së Maranellos është në një nivel alarmant, kur kanë kaluar pak gara nga nisja e Botërorit. Ferrari është 96 pikë distancë në renditjen e konstruktorëve, ndërsa piloti më i mirë i “kokëkuqes”, Sebastian Vettel është 48 pikë larg kreut.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA