Horror në Fancë, pesë foshnja të porsalindura gjenden të pajeta brenda banesës së një çifti 180 vende, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë pranuar t’i konsiderojnë si të rrezikshme mbetjet plastike.
Marrëveshja e arritur prej tyre pritet ta reduktojë ndjeshëm sasinë e plastikës që përfundon në brigjet e oqeaneve të globit.
Ujdia ligjërisht detyruese nënkupton se vendet firmëtarë duhet të monitorojnë e të gjurmojnë mijëra ton mbetjesh plastike jashtë kufijve të tyre.
Marrëveshja u vulos pasi 1,400 përfaqësues u mblodhën në Gjeneve për 12 ditë diskutimesh në kuadër të programit mjedisor të OKB-së.
Nisja praktikisht përbën një përditësim të konventës së Bazelit të vitit 1989 mbi kontrollin e mbetjeve të rrezikshme, duke përfshirë aty tashmë edhe plastikën.
Kjo lëvizje, tha Rolph Payet i këtij programi të Kombeve të Bashkuara, i dërgon të gjithëve një mesazh të fortë politik, sektorit privat, konsumatorit, kujtdo, se ne duhet të bëjmë diçka patjetër.
Vendet pjesëmarrëse në takim, sipas tij, vendosen këtë “dicka-në”, ta kthejnë në veprim konkret në terren. Në Gjermani ndërkohë, ministri i Zhvillimit, Gerd Müller, bëri thirrje për ndalimin e plotë të qeseve plastike; politikani i CSU-së nënvizoi sesi disa vende afrikane e kanë hedhur ndërkohë këtë hap.
Duhet të bëjmë dhe ne si Ruanda, Kenia e Uganda, u shpreh ai duke i sjellë këto vende si shembull për Gjermaninë.
Top Channel