Një ditë pasi u lirua nga burg, ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu është parë duke shëtitur me të atin, Fahri Balliun. Ai duket i qetë, teksa bisedon me babanë e tij.

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës vendosi sot masën “detyrim paraqitje” për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i arrestuar pas protestës së dhunshme dhe të paligjshme dy ditë më parë tek Unaza e Re. Prokuroria kërkoi “arrest shtëpie”, por Gjykata vendosi masë më të lehtë, detyrim paraqitje.

Edhe për tre të arrestuarit e tjerë u vendos e njëjta masë. Banorët e zonës së ‘Astirit’, Lulzim Marqinaj, Elton Skënderi dhe Sit Hajdarasi së bashku me Balliun tentuan të pengojnë kalimin e kryeministrit Rama që do shkonte tek një fabrikë mielli,dhe u konfrontuan me policinë, ku mbetën të plagosur edhe 4 efektivë.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel