Ajo nuk gëzon vetëm statusin e super modeles shqiptare me famë botërore, apo si nënë e lumtur e dy vajzave të mitura e bashkëshorte e një prej miliarderëve të njohur si Sam Nazarian. Ajo na ka treguar shpesh përmes veprash konkrete dhe publike, se përveç plotësimit shpirtëror, Emina Çunmulaj ka edhe një zemër të madhe.

Shpesh si pjesë e projekteve humanitare të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, ajo ka kontribuar e mbi të gjitha kë bërë thirrje për sensibilizim.

Modelja e njohur është bërë palë me nismat humanitarë të fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, që në fokus të tyre kanë ndihmën financiare për raste emergjente sëmundjesh, varfëri, e donacione të natyrave të tjera.

Ditën e djeshme ka ndarë me ne në rrjetin social Instagram, disa foto dhe video nga kjo mbrëmje e zhvilluar enkas në mbështetje të fondacionit “Fundjavë Ndryshe.” Personazhe të huaj si October Tobie Gonzales, modelja Ivana Korab dhe Erica Reid, shfaqen ne videot që Emina ka ndarë së bashku me ne.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel