Presidenti amerikan Donald trump tha se Kina nuk respektoi marrëveshjet në bisedimet e tregtisë duke ndezur akoma më shumë armiqësitë në prag të negociatave të radhës mes dy palëve.

Komentet vijnë ndërsa Pekini tha se do të ndërmerrte kundërmasat e nevojshme nëse SHBA do të ngrinte tarifat mbi produktet kineze.

Trump ka premtuar se do të dyfishojë tarifat për 200 miliardë dollar produkte kineze, të premten. Pavarësisht kësaj, të dyja palët pritet të mbajnë bisedime në shba, të enjten. Para diskutimeve, Trump akuzoi liderët e kinës së po shkelin marrëveshjet që shba po negocionte për tregtinë.

“Ata shkelën marrëveshjen dhe nuk mund ta bëjnë këtë. Ndaj, thjeshtë duhet të paguajnë”, tha Trump.

Sipas Trump, nëse të dyja palët nuk do të bien dakord, nuk ka asgjë të gabuar në arkëtimin e më shumë se 100 miliardë dollarëve në vit.

Kohët e fundit, të dyja palët duket se po I afroheshin një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës tregtare. Por të dielën, Trump tha në TWitter se SHBA do të rriste tarifat për mallrat kineze me vlerë 200 miliardë dollarë këtë javë dhe mund të vendoste madje edhe taksa të reja.

Zyrtarët amerikanë të angazhuar në negociata po ashtu akuzuan kinën se nuk po i përmbahet angazhimeve të marra në bisedime. Sidoqoftë, ata thanë se një marrëveshje me Pekinin, është ende e mundur.

Top Channel