Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, tha se kishte paligjshmëri në zgjedhjet lokale në Stamboll, pasi organi zgjedhor i vendit urdhëroi rizhvillimin e procesit.
“Ne sinqerisht besojmë se atje ka korrupsion të organizuar dhe paligjshmëri të plotë. Ne mendojmë se ky vendim është më i miri i mundshëm, do të forcojë vullnetin tonë për të zgjidhur problemet brenda kornizës së demokracisë dhe ligjit dhe do të përforcojë verdiktin e popullit”, deklaroi Erdogan.
Vendimi për rizhvillimin e zgjedhjeve, që sollën një fitore të ngushtë të opozitës në Stamboll, nxiti protesta. Kandidati fitues i opozitës foli për tradhëti. Parlamenti Evropian po ashtu tha se vendimi për rizhvillimin e zgjedhjeve më 23 qershor, do t’i jepte fund besueshmërisë së zgjedhjeve demokratike në Turqi.
Opozita e sheh lëvizjen e autoriteteve zgjedhore si një thyerje përballë presionit të Erdoganit. Ky i fundit, duke folur në një takim me deputetët e partisë së tij, insistoi se kishte parregullsi në zgjedhjet në Stamboll dhe se përsëritja e tyre mund të përbëjë një hap të rëndësishëm për të forcuar demokracinë. Ai tha se hajdutët kishin vjedhur vullnetin e popullit në kutitë e votimit në prill, duke shtuar se nëse kjo nuk do të merrej në konsideratë, atëherë populli do të kërkonte shpjegime prej politikës.
Top Channel