I vogli Mio gjithnjë kishte menduar se qe një fëmijë jetim, të cilin e kishin birësuar teto Edla dhe Xha Siksteni.

Kjo gjë e trishtinte mjaft. Por ja që një ditë prej ditësh befas ai mori si dhuratë një mollë të artë dhe po ashtu gjeti një shishe të hedhur birre dhe, ke parë ti, sapo e mori atë në dorë pa se brenda saj diçka po lëvizte. Bëhej fjalë për një xhind të mbyllur në atë shishe. Sapo ja hoqi tapën, sakaq u gjend në një vend të largët e magjik, ku ishte mbret babai i tij i vërtetë, që ai e kishte pandehur të vdekur. Por ja që gëzimi i tij që e takoi babanë nuk zgjati shumë sepse ai mori vesh se do t’i duhej të përmbushtë një mision mjaft të vështirë: të çlironte botën nga e keqja. Sidoqoftë, Mio ishte një djalë trim dhe me kurajo që s’kishte frikë të përballej me Kavaljerin e frikshëm Kato.

“Mio, i vogli Mio” është një ndër veprat më të njohura të Astrid Lindgrenit, është romani i dytë që Botimet IDK po sjellin në gjuhën shqipe pas romanit ‘Ronja vajza e kaçakut’, prej të cilit vitet e fundit është bërë dhe një film vizatimor.

Skeda e Librit
Autori: Astrid Lindgren
Përkthyesi: Virgjil Muçi
Botuar nga: Idk

Top Channel