Thellohet tragjedia e avionit në flakë, shkon në 41 numri i viktimave në Rusi

06/05/2019 08:03

41 persona humbën jetën pasi një aeroplan rus bëri një ulje emergjente dhe shpërtheu në flakë në aeroportin Sheremetyevo në Moskë.

Dy fëmijë dhe një stjuardesë ishin midis të vdekurve, raportojnë mediat ruse.

Një dëshmitar tha se ishte një “mrekulli” që ikën nga avioni, i cili mbante 73 pasagjerë.

“Janë 37 të mbijetuar – 33 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit”, tha një zyrtar i komisionit hetimor, Yelena Markovskaya.

Pesë vetë janë në spital.

Aeroflot, transportuesi kombëtar i Rusisë, tha se aeroplani ishte i detyruar të kthehej në aeroport “për arsye teknike”.

Disa fluturime janë transferuar në aeroporte të tjera.

Avioni, një sukhoi superjet 100 ishte nisur nga aeroporti i Sheremetievos në orën 18.02 minuta, sipas orës lokale dhe ishte drejtuar në Murmansk.

Ekuipazhi kishte lëshuar alarmin kur një defekt u regjistrua menjëherë pas nisjes. Pas uljes së emergjencës në aeroport, motori i avionit mori flakë në pistë.

Ekuipazhi, sipas kompanisë ajrore bëri gjithçka që mundej për të shpëtuar pasagjerët, që u evakuuan në 55 sekonda. Agjencia ruse e lajmeve Interfaks citon një burim që thotë se motori i avionit mori flakë në pistë pas uljes së fortë, e jo në ajër, sic ishte raportuar më herët.

FOTO GALERI
1/11

Top Channel