Muzeu i automobilëve, Petersen, ka sjellë ekspozitën e “makinave të ëndrrave të hollivudit”, që i dedikohet të gjithë makinave reale apo atyre të imagjinuara në shkencën e madhe të filmave fikshën, që nga anija e Luke Skywalkerit tek Star Wars, e deri tek deLorean, në trilogjinë ‘udhëtim në të ardhmen”.

“Ne do të hapim ekspozitën e makinave të ëndrrave të hollivudit, nga filmat fikshën dhe fantazi. Janë 52 makina nga 30 studio të ndryshme këtu dhe është një sipërmarrje masive”, tha Terry L. Karges, drejtor i muzeut.

Ekspozita do tu ofrojë jo pak emocion fansave të filmave fikshën dhe atyre të zhanrit të fantazisë, që do të mund të shohin nga afër disa prej mjeteve më të adhuruara prej tyre.

“Këtu ka gjithçka, që nga makina e Luke Skywalkerit e deri tek makinat mad maks apo Blejd Raner. Gjithçka që ju mund të imagjinoni”, tha ai.

Në muze mund të shihen edhe makinat ford të renxherëve nga Jurassic park por edhe makina më pak të njohura nga filma të tjerë të famshëm. \

E gjithë ekspozita duket se është një parking fantastik i asaj që ne kemi imagjinuar se mund të jetë transporti i të ardhmes, përmes historive të rrëfyera nga Hollivudi.

Top Channel