Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Pjesë të rivierës franceze janë shndërruar në një resort skish gjatë fundjavës ndërsa moti i ftohtë ka sjellë borë dhe akull në Cote d’azur.
Pasi u ngroh nën diell për pashkë, slitat dhe pastrueset e borës u panë sërish në rrugët e Antibeve.
Historia ka qenë pak a shumë e ngjashme në të gjithë Francën, me borë dhe erëra të ftohta e të forta që kapnin shpejtësinë e 130 km në luginën e ronit.
Shërbimi francez i motit ka lëshuar një paralajmërim për kushte të rrezikshme të rrugëve. Vetë Parisi, ka regjistruar temperaturat më të ftohta të tij për muajin maj në 22 vite.
Ndërsa era e fortë ka krijuar kushte të papërshtatshme për të gjithë ata që udhëtonin me tragete nga dhe për në Marsejë.
Top Channel