Një avion rus pasagjerësh ka bërë ulje emergjente në një aeroport të Moskës pas një zjarri të shpërthyer në bord.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë se si pasagjerët përdorin daljet e emergjencës për t’u larguar nga avioni, i cili shihet në filmime i përfshirë nga flakët.

Raportet e para flasin për 13 të vdekur.

Avioni ishte nisur drejt qytetit Murmansk. Ai nuk kishte shumë që ishte ngritur në ajër nga kryeqyteti rus, kur ekuipazhi lëshoi një sinjal alarmi.

Mësohet se në tentativën e parë për t’u ulur në tokë, avioni nuk kishte pasur sukses.

Top Channel