Njëqind milionë dollarë dhe një diamant 33-karatësh, kush është e dashura e fundit e Jeffrey Epstein që do të trashëgojë pasurinë e ish-financierit amerikan
Presidenti i Venezuelës, Nikolas Maduro pretendon se shtypi tentativën për grusht shteti nga lideri i opozitës Juan Guaido duke publikuar një fotografi mes mijëra ushtarëve për të treguar se gëzon mbështetjen e tyre.
“Besnik përgjithmonë”, brohorisnin një grup kadetësh.
Në një fjalim sfidues në televizion, Maduro tha se Guaido, kishte dështuar në përpjekjen për ta kthyer ushtrinë kundër tij.
Ndërkohë dhjetëra pjesëtarë të Gardës Kombëtare iu bashkuan opozitës në përleshjet e së martës së kaluar, ku mbetën të plagosur më shumë se 100 persona.
Maduro akuzoi protestuesit për krime serioze, që siç tha, nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Guaido këmbëngul se Maduro e ka humbur kontrollin e Forcave të Armatosura dhe se ka nisur tranzicioni paqësor.
Top Channel