Hitesh Patel, indiani i arrestuar në Shqipëri për skemën e mashtrimit në vendin e tij la qelinë pas 40 ditëve të qëndrimit në paraburgim. Hitesh Patel, indiani i arrestuar në Shqipëri për skemën e mashtrimit në vendin e tij la qelinë pas 40 ditëve të qëndrimit në paraburgim.
Gjykata ndryshoi masën e sigurisë për 59-vjeçarin Hitesh Patel, njëri nga tre indianët e arrestuar në Shqipëri dhe që kërkohet në vendin e tij për një skemë mashtrimi përmes të cilat janë përvetësuar 725 milionë dollarë.
Hitesh Patel, i cili është kunati i Nitin Sandesares ka lënë ambientet e paraburgimit dhe gjenden ne arrest shtëpie në Tiranë ku edhe ruhet nga forcat e policisë.
Zbutja e masës së sigurisë për 59 vjeçarin që dyshohet të ketë pastruar gjithashtu para, erdhi në përfundim të masës me afat 40 ditor të shpallur nga Gjykata e Tiranës.
Në pritje të dosjes së tij nga India, gjykata e ka dërguar ne arrest shtëpiak derisa të mbërrijë fashikulli. Por për këtë shtetas pritet të ketë vështirësi për ekstradimin e tij dhe dorëzimin autoriteteve indianë përsa kohë Shqipëria nuk ka marrëveshje ekstradimi me Indinë.
E gjitha kjo do të thotë se me shumë gjasë së shpejti Patel do të shpëtojë edhe nga masa e arrestit shtëpiak duke përfituar pozita më të lehta para drejtësisë.
Çështja e tre indianëve shkaktoi zhurmë gjatë muajit mars ku edhe u zbulua se Nitin Sandesara kishte marrë titullin Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri, ndërkohë që edhe i vëllai Chetan Sandesara kishin marrë në kohë rekord pasaportë shqiptare.
Ministria e Jashtme e anuloi mandatin e Konsullit të Nderit për Nitin Sandesaren, ndërkohë që Prokuroria deklaroi se kishte nisur hetimet edhe per shpërdorim detyre për të kuptuar se cili nga institucionet ka shkelur ligjin gjatë procedurave për dhënien e shtetësisë shqiptare, të kërkuarve nga gjykata e New Delhit.
Top Channel