Ai ka qenë një ndër mesfushorët më të mirë të historisë së futbollit modern, por pak kohë distancë nga lamtumira ndaj Barcelonës, tashmë ka vendosur të “varë këpucët në gozhdë”.

Po flasim për Xavi Hernandez, i cili ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur, duke e bërë këtë përmes një editoriali të dërguar medieve në Doha, aty ku festoi titullin kampion të Katarit këtë sezon.

“Ky është sezoni im i fundit si futbollist. Nuk dua të tërhiqem nga futbolli, ndaj mezi pres të shoh se çfarë do të më ofrojë e ardhmja si trajner”, shkruan ish-futbollisti i Barcelonës dhe Kombëtares spanjolle.

Ylli i mesfushës “blaugrana” dhe formacionit “La Roja”, 39-vjeçari Xavi ka fituar gjatë karrierës së tij 8 herë La Ligën, 6 Superkupa të Spanjës, 3 Kupa të Mbretit, 4 trofe të Champions League, dy Superkupa të UEFA-s, dy Botërorë për Klube, një medalje të argjendtë olimpike, dy Europianë dhe një Kupë Bote.

Tashmë, stilin e tij si futbollist kërkon ta transferojë edhe në pankinë.

“Filozofia ime e trajnimit reflekton stilin që kemi zhvilluar për shumë vite nën ndikimin e Johan Cruyff dhe ‘La Masia’-s”, shpjegon Xavi, i cili shton se i pëlqen të shohë ekipet të zotërojnë kontrollin e topit dhe të fushës, të luajnë në sulm dhe të rikthehen sërish në atë që “ne e adhuronim aq shumë në kohët e fëmijërisë, zotërimin e topit”.

Në fotogalerinë më poshtë iu risjellim edhe njëherë çastet e ndeshjes së fundit të luajtur në Camp Nou, me Barcelonën.

FOTO GALERI
17/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA