Një oficer ushtrie, i dyshuar për vrasjen e së paku shtatë personave në Qipro njoftohet se i ka rrëfyer vrasjet seriale me shkrim, duke thënë se ai donte “të shkonte në burg”. Ndërsa detektivi i  Scotland Yard u bashkuan me policinë në hetimin e krimeve të përshkruara si të papara, media vendase tha se i dyshuari grek qipriot vendosi të rrëfejë për vdekjen e pesë grave të huaja dhe dy fëmijëve, kur kuptoi se provat kundër tij ishin të pakundërshtueshme.

Policia gjithashtu thotë se i dyshuari, i cili është në paraburgim, por që nuk është akuzuar, ka pranuar vrasjet. Viktimat femra ishin të punësuara për pastrim në familjet në ishull. “Jam i mërzitur. Dua të shkoj në burg. Sillni disa letra, që të mund të shkruaj të gjitha “, tha të dyshuari, identifikuar si 35-vjeçari Nikos Metaxas, nga e përditshmja kryesore, Politis, përpara se të bënte rrëfimin prej 10 faqesh.

Kapiteni i Gardës Kombëtare, pranoi se ka përdorur pseudonimin Orestis, për të takuar gratë në një aplikacion takimesh.

Katër trupa janë gjetur deri më tani nga policia dhe kërkimet po vazhdojnë në liqen, ku thuhet se ai ka hedhur 3 nga trupat e femrave .

Mbetjet e një gruaje, u zbuluan në një valixhe në ujërat toksike të një liqeni të dielën. Trupi ishe i veshur plotësisht dhe në fazë të avancuar të dekompozimit.

Viktima besohet të jetë ose Livia Bunea, një rumune 36-vjeçare e cila u raportua e humbur me vajzën e saj tetëvjeçare, Elena Natalia, në shtator 2016, ose 30-vjeçarja Maricar Arquila nga Filipinet, i cila u zhduk në dhjetor 2017.

Tre viktimat e tjera u gjetën të zhveshura, të lidhura dhe të mbështjellura me një çarçaf. Ato janë dy filipinase dhe tjetra nepaleze

Kërkimi i trupave u vështirësua nga dukshmëria e dobët  nga uji i liqenit të ndotur, nënprodukt i viteve të minierave në zonë.

Autoritetet greke qipriote janë nën kritikat për dobësinë e perceptuar me të cilën kanë trajtuar rastet e grave të huaja të raportuara si të zhdukura në ishull.

Raportohet se ishulli ka një numër të rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur, me të cilët besohet të jenë gra emigrante. Shteti më lindor i BE-së ka një popullsi të konsiderueshme të punëtorëve nga Filipinet të punësuara nga klasa e mesme e ishullit.

Vrasjet dolën në dritë muajin e kaluar kur shirat e dendur zbuluan trupin e një filipinase 38-vjeçare, Mary Rose Tiburcio, e fshehur në një minierë të braktisur të bakrit afër një liqeni.

 

Një turist, i cili e dalloi trupin kur fotografonte në zonë, menjëherë kontaktoi policinë. Gruaja dhe vajza e saj gjashtëvjeçare ishin zhdukur gati një vit më parë. Gjashtë ditë më vonë, mbetjet e një filipinase të dytë, të quajtur si Arian Palanas Lozano, u gjet gjithashtu në atë vend.

Top Channel