Ministri i drejtësisë i Qipros dha dorëheqjen të enjten pas trazirave publike se si policia trajtoi zhdukjet e grave të huaja, viktima të një vrasësi të dyshuar serial, veprimet e të cilit nuk u dalluan për pothuajse tre vjet.

Katër gra janë gjetur të vrara në tre javët e fundit, trupat e tyre u hodhën në tre vende në perëndim të kryeqytetit Nikozisë. Hetimet janë duke u zhvilluar për tre zhdukje të tjera, duke përfshirë dy vajza të moshës gjashtë dhe tetë vjeçe.

Një oficer 35-vjeçar i ushtrisë së karrierës është në paraburgim dhe policia thotë se ai ka pranuar deri në shtatë vrasje,  pasi është njohur me gratë në nj sajt takimi në internet.

“E informova Presidentin e republikës se unë po jap dorëheqjen për arsye të ndjeshmërisë politike”, tha ministri i drejtësisë Ionas Nikolaou para gazetarëve pas takimit me Presidentin Nikos Anastasiades.

Nicolaou tha se Anastasiades pranoi dorëheqjen e tij.

Autoritetet po përballen me kritika të ashpra, për të mos hetuar tërësisht raportet e grave të zhdukura. Një nënë dhe vajza nga Rumania, që mendohet të jenë viktimat e para, u zhdukën në shtator 2016, dhe i fundit i viktimave ishte një grua nga Filipinet, rreth gushtit 2018.

Top Channel