Mbi 1100 emigrantë të paligjshëm mbërrijnë në Kretë brenda një dite, humbi jetën dy prej tyre, katër të lënduar Nicolas Maduro deklaroi një ditë më parë se kishte triumfuar mbi “grushtin e shtetit”, por kreu i opozitës, njëkohësisht president i përkohshëm i vetëshpallur i vendit, Juan Guaidó doli me pretendimin se ushtria nuk është më në anën e kreut të shtetit.
Ai tha për “Deutsche Ëelle”-n se ka disa elementë kyçë në këtë proces, e kjo do të thotë se Forcat e Armatosura nuk e mbështesin më Maduron. Brenda ushtrisë ka pasur shumë përndjekje, jo vetëm nga shërbimi i fshehtë venezuelas, por edhe nga ai kuban.
“Është e dukshme që shumica e popullit, bashkësia ndërkombëtare dhe Forcat e Armatosura nuk e mbështesin më presidentin”, është shprehur kreu opozitar.
“Cfarë kërkojnë saktësisht protestuesit? Ne duam njohje zyrtare dhe vendosjen e një qeverie të përkohshme për të mbajtur zgjedhje të lira. Çfarëdo që të ndodhë, do të vazhdojmë”, u zotua Guaido.
Pasditen e së mërkurës, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ndërhyjnë ushtarakisht për të frenuar trazirat në Venezuelë, ndërsa më herët kishte pretenduar se Maduro ishte përgatitur të largohej nga vendi, por rusët e kishin bindur të qëndronte.
Top Channel