Kush tha që priftërinjtë nuk i hyjnë garave sportive?  Rreth 50 priftërinj, murgë, dhjakë dhe një pastor nga e gjithë Franca konkurruan në afërsi të Combourg (Ille-et-Vilaine) me rastin e kampionatit të 20-të te çiklizmit të klerikëve franceze, në një atmosferë që nuk mund të ishte ndryshe përveç se vëllazërore, e në të njëjtën kohë, edhe sportive.

Gara e njohur si “Clergéronne”, e cila feston 20 vjetorin e saj, është e rezervuar ekskluzivisht për burrat dhe gratë e shenjtëruara. Në Bretanje, ajo u zhvillua për hërë të parë. Ishte një pastor i Montélimar (Drôme), i vetmi protestant në nisje, ai qe në provën e parë, kur përshkoi distancën prej 7.8 km nga fshati Lourmais, në 9’48 “83.

“Mund ta pajtojmë çiklizmin me besimin. E  kam bërë këtë për 30 vjet.  Ne japim një tjetër imazh të krishterimit, është kisha që del nga muret e saj”, tha Mario Naccarato.

E vetmja murgeshë pjesëmarrëse, motra Nadège Ledru thotë se është stërvitur aq sa ka mundur për këtë garë dhe se është e kënaqur me 15 minutat e saj, si edhe me faktin që ca burra, i la pas. Për dhjakun Xavier Romen, 69 vjeç, i cili është dhe një nga organizatorët e eventit,  biçikleta gjithashtu u lejon priftërinjve të çlirohen pak nga intensiteti i jetës që e siç thotë ai, të rimbushin ca bateritë.

Top Channel