Negociatat SHBA-Iran/ Donald Trump: Po zhvillojmë biseda shumë miqësore, të shohim si do përfundojnë 27/07 22:55
Një adoleshent është bërë personi i dytë që është vrarë nga një dem në një festival spanjoll gjatë javës së kaluar. Fran Gonzalez, 19 vjeç, vdiq pasi u godit nga kau gjatë festimit vjetor në qytetin bregdetar lindor të Chilches pranë Castellon.
Ai shkoi në spitalin e afërt Sagunto pasi u lëndua dje rreth orës 18, por vdiq pak pas mbërritjes. Organizatorët e festivalit ‘San Vicente Ferrer’, pezulluan ngjarjet e planifikuara për pjesën tjetër të mbrëmjes dhe mbajtën një minutë heshtje për ngjarjen e rëndë.
Dëshmitarët thanë se Gonzalez ishte gjakosur rëndë dhe ishte i pavetëdijshëm kur u dërgua në spital.
Top Channel