Gafa në Panairin e Punës, reagon zv/ministrja e Arsimit

01/05/2019 18:20

Zëvendësministrja e Arsimit, Lorena Haxhiu sqaron atë që në media u konsiderua një gafë gjatë fjalës së saj në Panairin e Punës.

Shprehjen “atë që do të mbjellësh, do të korrësh”, zv/ministrja e tha “atë që do të korrni, atë do ta mbillni në të ardhmen”.

Ja reagimi i zv/ministres në Facebook:

“Ka tekst, por ka edhe kontekst” – citonte dikur një profesori im në auditoret e Fakultetit. M’u kujtua sot, teksa portalet e futën në makinerinë e tyre dhe e nxorën të deformuar e jashtë kontekstit fjalën time të djeshme në çelje të Panairit të Punës. “Atë që ju do të korrni (në panairin e punës), atë do të mbillni dhe në të ardhmen (në tregun e punës)!” ishte fjalia ime përmbyllëse drejtuar të sapodiplomuarve, teksa prisnin të vizitonin stendat, për të korrur frytet e punës së tyre, pas vitesh të tëra studimi, lodhjeje, mundi e sakrifice. Duket që nuk paska patur mjaftueshëm lajme të këqija dje… Nice try”.

Zevendesministrja, Lorena Haxhiu gafa behet virale on Vidnews.

Top Channel