Aeroporti Ndërkombëtar i Brukselit mbyllet përkohësisht pas pamjes së një droni Presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur në gjyq dy banka të mëdha, në përpjekje për t’i ndaluar ato që të dorëzojnë të dhënat e tij financiare në Kongres.
Padia kundër “Deutsche Bank” dhe “Capital One” u depozitua pasi komisione të Kongresit, të drejtuara nga demokratët, kërkuan informacione mbi financat e shefit të Shtëpisë së Bardhë.
Ajo mban emrat e 3 fëmijëve më të mëdhenj të presidentit, së bashku me atë të Organizatës “Trump”, dhe argumenton se nuk ka baza ligjore për hetimin e çështjeve të tij të biznesit.
Demokratët, megjithatë, e bënë të qartë se nuk do të zmbrapsen nga përpjekja, për të cilën thonë se bëhet për të bllokuar punën e tyre.
Një zëdhënëse e “Deutsche Bank” pohoi për “New York Times” se mbeten të angazhuar t’iu sigurojnë informacionin e duhur të gjitha hetimeve të autorizuara.
Nga “Capital One” nuk ka ende asnjë reagim. Të dyja këto banka janë të përfshira me projekte të Trumpit për pasuri të patundshme. Kërkesa e demokratëve bëhet në kuadër të një hetimi të lidhur me “akuzat për ndikim të mundshëm të jashtëm mbi procesin politik amerikan”.
Top Channel