Pas firmosjes së marrëveshjes me 20 partitë e koalicionit të majtë, Aleanca për Shqipërinë, sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se zgjedhjet do zhvillohen më 30 qershor.
Balla u shpreh i sigurt se PS dhe aleatët do të fitojnë zgjedhjet në 61 bashkitë e vendit, ndërkohë që tha se në garë do të ketë dhe koalicione të tjera elektorale.
“Do të fitojmë edhe zgjedhjet e 2019 në të gjitha bashkitë e vendit. Kjo aleancë është fiks gjysma e partive që marrin pjesë në zgjedhje. Jam shumë i sigurt që edhe në zgjedhje të tjera do të ketë koalicione apo aleanca të tjera. S’kam asnjë koment lidhur me aleanca apo koalicione që ngrihem mbi kundërshtimin e votës së popullit. Zgjedhjet e janë të popullit, jo të partive”, ka thënë Balla.
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së ka thënë se nuk mund të parashikojë nëse do të ketë një marrëveshje si ajo e 17 majit, por ka thënë se në çdo rast s’do ketë pakt në kurriz të Kushtetutës së vendit.
“Unë nuk jam Nostradamus. Por di të them që afatet ligjore janë kushtetuese për këdo.
Nuk ka negociata me askënd në kurriz të Kushtetutës. Bënë gabimin e paimagjinueshëm që dorëzuan mandatet, tani Lulëzimi dhe Monika duan t’u heqin shqiptarëve të drejtën për të votuar për 61 bashkitë dhe parlamentet vendore. Ata që pengojnë rrugët dhe ndalojnë zgjedhësit të votojnë, ata që do prekin qendrat e votimi apo kutitë dënimet shkojnë nga 5-8 vite burg”, tha ai.
Top Channel