KOPSHTI I HARRUAR

Në vitin 1913, një vocërrake braktiset në një anije të nisur nga Anglia drejt Australisë. Ajo mbërrin atje fillikat, me një valixhe të vogël dhe një libër të mrekullueshëm me përralla. Vajza rritet nga kapiteni I portit dhe e shoqja, si të ishte vajza e tyre.

Në ditëlindjen e saj të njëzetenjëtë, ata i rrëfejnë të vërtetën. E tronditur dhe shpirtzbrazur, Neli vendos të gjurmojë identitetin e saj të vërtetë. Kërkimet e çojnë në çifligun Blekhërst, në brigjet e Kornuollit, Angli, dhe e vënë përballë sekreteve të familjes aristokrate Montrashe. Mozaiku plotësohet vetëm pasi mbesa e saj, Kasandra, i rinis kërkimet pas vdekjes së Nelit. Si një rrëfenjë magjepsëse, plot mistere e të fshehta, “Kopshti i harruar” do të marrë në dorë frerët e imagjinatës suaj, për të mos i lëshuar më kurrë.

“Një lexim i gjatë, plot ëndje dhe imagjinatë.” – The Daily News

“Mortoni e kalon lexuesin rrëmbimthi nga skena në skenë, herë duke na trembur e herë duke na tronditur, por gjithmonë duke na mbajtur frymën pezull. – Star-Telegram.

Skeda e Librit
Autori: Kate Morton
Zhanri: Mister & Thriller

69 GRA

“69 GRA”, libri i ri me proza i Arbër Ahmetajt sjell me humanizëm e emocion imazhe, ndjenja, detaje e personazhe përmes një rrëfimi unik. I përshkuar nga humori, butësia dhe lehtësia e shkrimit, as kësaj here autori nuk harron të na kujtojë urgjencën e domosdoshmërinë e të përballurit me të kaluarën, po aq sa nevojën jetike për t’i marrë disa aspekte të përditshmërisë më me lehtësi. Autori i romanit të njohur, “Fletëhyrje për në varr”, Arbër Ahmetaj, luan tashmë me çelësat e një pentagrami shumë më gazmor. Libri me proza “69 GRA” është i mrekullueshëm.

Skeda e Librit
Titulli: 69 gra
Gjinia: Roman
Autori: Arbër Ahmetaj
Shtëpia botuese: Skanderbeg Books

Fragmente nga libri
Ommbélé
Mësuar (!) me bjondet lëkurëzbehta të Veriut të Europes, por edhe me esmerkat e Mesdheut, desha të ta shkoja dorën nëpër flokë. Ato refuzuan. Ajo masë e dendur, si një re e ngarkuar me shtrëngatë, ishte më e vështirë për ta depërtuar se pyjet e atdheut tënd. Grua bujare e Afrikës. Buzë të tulta, të bollta mbytur në ëmbëlsi. Sy të mëdhenj, të errët, misteriozë me qerpikë kaçurrele. Kodrave të buta të trupit tënd duket sikur vrapojnë tigreshat dhe leopardët e trembur prej krifës tënde të errët. Gjithçka është në lëvizje, në djegie në trupin tënd…
Rozafa
Dil nga guri, Rozafë! Dua të fle një natë me ty. Do shtrihem në anën e trupit që ke nën mur. Dua të bëj dashuri me atë pjesë të mrekullueshme, të shtypur, të trupit tënd. Për ty do shpik përkëdheljet më qiellore, butësinë më të paimitueshme të luleve dhe brymën më përndezëse të yjeve. Të dua Rozafë!
Christelle
E gjatë, e hollë, bjonde, me syze të vogla rrumbullake. Ngjante me një kallam të tharë buzë ujërash. Dridhej trupi i saj prej lëvizjeve ma të lehta të ajrit. Si skurrjeli i hollë i një kroni në mes të gushtit, ta shuante etjen duke të ndezur më tepër! Fshehtas syve të botës e thithte gishtin e madh!
Gjyshja
Firmoste me gisht. Flokët e thinjura në ajër, si re e vogël e harruar mbi supe. Mbante erë mollësh, kur merrte kokën time në prehër. Këmishën e qëndisur me lule të vockla. Kishte vetëm një, e lante dhe e paloste me kujdes çdo javë. Jo, kishte edhe një tjetër në arkë, për kur të vdiste. Nuk e pashë të veshur me të. Isha larg…

VRASJE NË ORIENT EKSPRES

Vjen në shqip një nga romanet më të suksesshme të Agatha Chriestie, Vrasja në Orient – Ekspres, i ekranizuar disa herë në filma përgjatë disa viteve. Ky roman konsiderohet nga veprat më të mira të zhanrit investigative.

Skeda e Librit
Vrasje Në Orient Ekspres
Autor: Agatha Christie
Gjinia: Roman
Përktheu: Virgjil Muçi
Botuar nga Shtëpia Botuese DITURIA.

Komente rreth librit “Vrasje në Orient Ekspres nga Agatha Christie“

“Një roman që arrin majat e krijimtarisë së Agatha Christie, Per t’u lexuar e rilexuar, i këshillueshëm sepse është i veçantë e i mrekullueshëm, një perië e shndritshme jo vetëm e letërsisë së verdhë, por e të gjithë letërsisë.”
II Giornale della Ubreria.

“Një triller që e përfshin mjeshtërisht lexuesin qysh në faqet e para. Autorja e përdor fjalën në mënyra tërheqëse, për ta bërë gjithnjë e më shumë lexuesin të interesuar të ndjekë ngjatjen e kësaj vrasjeje: që është fabula e librit. Personazhet janë të ndërtuara mirë dhe romani është plot surpriza e sekrete. Në faqet e fundit jepet zgjidhja e dramës, por çdo lexues pyet: Kush është me të vërtetë vrasësi?”
The Booksteller.

Agatha Christie

Më shumë për autoren
Agatha Christie (1890-1976) shkrimtare e shquar angleze, e konsideruar si “Mbretëresha e krimit”, sepse krijimtaria e saj gjithmonë ka pasur në qendër motive të botës së krimit, vrasjeve, grabitjeve etj. E njohur per 66 romanet e saj dhe 14 vëllimet me tregime, të cilat kryesisht kanë pasur personazhe detektivin Herkul Puaro dhe Miss Marpëllin, por më pas edhe detektivët Harlej Kuin, Mr. Parker Pajn dhe Tomi e Tupensa, Christie ka shkruar edhe dhjetëra pjesë teatrale të suksesshme. Mjaft vepra i ka botuar me pseudonimin Mary Westmacott dhe shumë nga romanet e saj janë ekranizuar. E përkthyer në mbi 100 gjuhë, vepra e Agatha Christie ka shënuar një rekord kopjesh të shitura në të gjitha kohërat (2 miliardë), duke u renditur e treta, pas veprave të Shekspirit dhe Biblës. Në vitin 1971, Agatha Christie mori Urdhrin e Lartë Dame Commander e Perandorisë Britanike, për kontributin e saj të rëndësishëm në letërsi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA